Health & Beauty Lifestyle

Si të ulni tensionin e lartë pa ilaçe duke ruajtur qetësinë dhe duke mbajtur nën kontroll?

Hipertensioni, i njohur ndryshe si tensioni i lartë i gjakut, është një nga problemet më të përhapura dhe më të rrezikshme për shëndetin publik në Mbretërinë e Bashkuar, duke prekur rreth një të tretën e të rriturve.

Sëmundja shpesh kalon pa simptoma, por nëse nuk trajtohet, mund të çojë në goditje në zemër, goditje në tru dhe komplikime të tjera serioze.

Ajo që shqetëson mjekët britanikë është rritja alarmuese e rasteve të hipertensionit tek të rinjtë.

Profesori Jacob George nga Universiteti i Dundee paralajmëron se numri i pacientëve nën 30 vjeç me këtë gjendje është dyfishuar gjatë dy dekadave të fundit. Shkaktarët kryesorë janë mbipesha, stili i jetesës sedentare, ushqimi i përpunuar dhe stresi i përhershëm.

Në këtë kuadër, dietologia Courtney Kassis ka ndarë disa këshilla natyrale për të ndihmuar në uljen e presionit të gjakut, të cilat janë treguar të efektshme tek pacientët e saj. Ja cilat janë rekomandimet e saj kryesore:

Kufizoni ushqimet e përpunuara dhe sheqernat e shtuara

Sipas Kassis, produktet ultra të përpunuara – si pijet e gazuara, bukët industriale, darkat e gatshme, drithërat me sheqer, picat e ngrira dhe ëmbëlsirat – nxisin inflamacionin dhe rrisin rezistencën ndaj insulinës, dy faktorë që lidhen drejtpërdrejt me rritjen e tensionit të gjakut.

Fokusohuni tek ushqimet natyrale dhe të plota

Dietologia rekomandon përfshirjen në dietë të perimeve jonişeshtore si brokoli, spinaqi dhe sallatat jeshile, si dhe fruta me indeks të ulët glicemik, si manaferrat.

Këto ushqime janë të pasura me fibra, kalium dhe magnez – të gjitha të dobishme për zemrën dhe qarkullimin e gjakut.

Sipas udhëzimeve të NHS, çdo person duhet të konsumojë të paktën pesë porcione frutash dhe perimesh çdo ditë, qofshin ato të freskëta, të ngrira apo të konservuara.

Zëvendësoni kripën e zakonshme me kripë deti – me masë

Edhe pse kripa e detit përmban minerale natyrale, përdorimi i saj duhet të jetë i moderuar. Sasia maksimale e rekomanduar ditore është 6 gram, ose rreth një lugë çaji. Konsumi i tepërt i çdo lloj kripe, përfshirë atë të detit, mund të përkeqësojë tensionin e gjakut.