Lifestyle Travel

Sipas studimit të Harvard, çfarë ndihmon në uljen e rrezikut të “burnout-it” nga puna?

Një studim i publikuar nga “Harvard Business Review” ka zbuluar se njerëzit që udhëtojnë në të paktën tre vende të reja çdo vit kanë 50% më pak gjasa të përjetojnë burnout – lodhjen ekstreme mendore dhe emocionale që vjen nga stresi i vazhdueshëm në punë.

Studiuesit Shawn Achor dhe Michelle Gielan theksojnë se pushimet e planifikuara mirë, larg stresit dhe detyrimeve të përditshme, ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e energjisë dhe mirëqenies pas rikthimit në punë.

Edhe platformat e udhëtimeve mbështesin idenë se udhëtimet e rregullta ndihmojnë në thyerjen e ciklit të lodhjes dhe rikthimin e motivimit.

Pra, nëse po kërkon një arsye për të prenotuar udhëtimin e radhës – shkenca është në krahun tënd! E keni vendosur destinacionin tënd të ardhshëm?