Edhe Prishtina ka gati Planin Operacional në rast tensionesh në veri të Kosovës. Zv.Ministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra tha se “Askush nuk do të tolerohet në rast veprimesh antiligjore”. Sipas tij, “Institucionet e sigurisë janë në gjendje gatishmërie”, si dhe foli për marrjen e të gjitha masave të nevojshme. Ndërkaq, në Serbi, prej tre orësh, Presidenti Aleksandër Vuçiç ka mbledhur me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar situatën në Kosovë.