Loredana është rikthyer në Prishtinë dhe ka ndarë disa foto nga vizita e saj në Kosovë. Arsyeja pse Loredana po e viziton më shpesh Kosovën tashmë është e ditur.
Loredana dhe Mozzik u fotografuan pak javë më parë duke darkuar në një restorant të Prishtinës. Tani, “Telegrafi” ka siguruar një tjetër foto, ku çifti shihen sërish bashkë.
Ata ndodhen në një bar, ndërsa në foton që po qarkullon kudo në rrjet, Loredana shihet duke i pëshpëritur diçka në vesh Mozzikut. Dyshja nuk kanë reaguar lidhur me fotot, megjithatë nuk na ndan shumë nga koha kur Loredana tha publikisht në një video që “Mozzik është më i miri”.
Fansat po e presin me padurim bashkimin e tyre dhe këto detaje janë mëse bindëse për rikthimin e tyre.