Aktorja e njohur kolumbiane, Sofia Vergara, ka ndezur rrjetet sociale me disa fotografi të reja të postuara në Instagram, ku shfaqet me bikini njëpjesëshe, duke dëshmuar edhe një herë se për të, mosha është thjesht një numër.
Në moshën 52-vjeçare, ylli i “Modern Family” mahniti ndjekësit me fizikun e saj elegant dhe sharmin karakteristik.
Vera është pothuajse këtu
-shkroi Vergara në përshkrimin e postimit, ku shihet e ulur në një divan luksoz, me dekolte të theksuar dhe këmbët e gjata në plan të parë.

Postimi u prit me një lumë komplimentesh nga ndjekës dhe të famshëm, përfshirë Lauren Sanchez, e fejuara e miliarderit Jeff Bezos, e cila komentoi:
Je e mrekullueshme.
Fansat e saj gjithashtu e përgëzuan me komente si “Bukuri pa kohë”, “E pamposhtur” dhe “Vera nuk është gati për ty.”
Dyshja janë parë disa herë bashkë, por sipas burimeve të huaja, romanca nuk ka zgjatur, pasi Hamilton thuhet se e ka humbur interesin, duke e lënë aktoren të ndihet e “braktisur.”
Para kësaj historie të përfolur, Sofia ishte e martuar me aktorin Joe Manganiello, me të cilin përfundoi martesën në vitin 2023.
Në intervista të mëparshme, Vergara ka folur hapur për pritshmëritë në një marrëdhënie:
Dua gjëra bazike, si shëndet dhe dikë që më do. Dhe dikë që është i gjatë, i pashëm.
Ajo ka shtuar se ekuilibri financiar është thelbësor për të:
Dua dikë që ka aq sa kam unë – ose më shumë. Nëse nuk ka, kthehet në makth.
Me karrierën e saj të suksesshme, stilin e pakrahasueshëm dhe energjinë rinore, Sofia Vergara mbetet një nga figurat më të dashura dhe më të ndjekura të Hollywood-it.