Celebrities Film & Tv

Sondazhi i TAR/Cili banor mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Në lidhje televotimin e kësaj jave në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen “Cili banor mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”?” Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar: Nita (40%), Jori (25%), Dea Mishel (15%), Qetësori (13%) dhe Kristi (7%).