Sport

Sonte “Duel në themel”, Gjetan Keta kundër boshnjakut Sladjan Janjani

Sot në mbrëmje në orën 19:00 në Dibrën e Madhe do të organizohet evenimenti madhështor i boksit shqiptar  “Duel në themel”. Ndërkaq në orën 20:00, në ring do të zbresë boksieri kuqezi, Gjetan Keta. Boksieri shqiptar do të synojë fitimin e titullit Kampion Bote për peshat e mesme, ku përballë do të ketë boshnjakun Sladjan Janjanin. Dueli do të transmetohet live në Supersport.