Aktualitet

Spitali Covid 2, “Shefqet Ndroqi” mbyll shërbimet për pacientët me Koronavirus

Spitali Covid 2 i njohur ndryshe si Sanatoriumi mbylli shërbimet për pacientët me koronavirus pasi situata cilësohet e qëndrueshme. Lajmi u dha nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu. Kështu nga sot Spitali universitar “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet normalitetit të operacioneve të planifikuara dhe pacientëve kryesisht me sëmundje pulmonare dhe kardiovaskulare.