Pas shumë paqartësive, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Gjermani, “Berlinale”, hapi dyert për publikun.
Drejtorja Ekzekutive e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, Mariette Rissenbeek dhe Drejtori Artistik, gazetari italian Carlo Chatrian çelën edicionin e 71-të të këtij festivali, me një ceremoni në ambient të hapur.
Ministrja e Kulturës, Monika Grutters:
Secili ka qenë duke pritur këtë moment. Ky organizim ka treguar se “një fillim i ri për kulturën është i mundshëm edhe në kushtet e pandemisë. Neve na ka munguar kjo gjë. Do ta shijojmë atë, mundësisht më shumë se kurrë më pare!
Filmi i parë i prezantuar ishte The Mauritanian, ku aktorja amerikane Jodie Foster luan rolin e një avokateje që ndihmon një të burgosur në burgun e Guantanamos, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011 në Shtetet e Bashkuara.
Berlinale është ndër festivalet më të mëdhenj të filmit në botë, bashkë me të Kanës e Venecias. Për shkak të pandemisë koronavirus, këtë vit festivali është ndarë në dy pjesë: industria dixhitale u mblodh në muajin mars ndërsa filmat për publikun do të shfaqen në ambiente të jashtme deri më 20 qershor.
Chatrian deklaroi se “vështirë të thuhet nëse pandemia do të ketë ndikim afatgjatë në industrinë e filmit”. Për shkak të pandemisë, kinematë u mbyllën për disa muaj dhe xhirimet e filmave janë kthyer ne proces të komplikuar në shumë vende.