Një studim i ri tregon se rreth një e katërta e përfituesve të Medicare tradicional në SHBA, të diagnostikuar me demencë, kanë marrë receta për barna të konsideruara të rrezikshme për këtë grup pacientësh. Sipas hulumtimit të publikuar në revistën shkencore JAMA, këto barna përfshihen në pesë kategori kryesore, mes tyre antidepresantë, antipsikotikë, qetësues dhe barabiturat, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në kimikën e trurit. Efektet anësore mund t’i lënë të moshuarit në një gjendje mjegullimi mendor, duke i bërë më të paqëndrueshëm fizikisht dhe më të prirë ndaj rrëzimeve.
Studimi tregon se, edhe pse përdorimi i përgjithshëm i këtyre barnave ka rënë nga viti 2013 deri në vitin 2021, përdorimi i tyre mbetet dukshëm më i lartë tek personat me dëmtime njohëse dhe veçanërisht tek ata me demencë, krahasuar me personat me funksione njohëse normale, raportoi Washington Post.
Më shumë se çdo grup tjetër, pacientët me demencë rezultojnë se u janë përshkruar barna që përfshihen në “Beers Criteria”, një listë gjithëpërfshirëse e mirëmbajtur nga Shoqata Amerikane e Geriatrisë, e cila përcakton barnat që të moshuarit duhet t’i shmangin ose t’i përdorin me shumë kujdes. Një histori prekëse ka tronditur Mbretërinë e Bashkuar, pasi ka ndërruar jetë në moshën vetëm 24-vjeçare Andre Yarham, i njohur si pacienti më i ri me demencë në vend. I riu humbi jetën më 27 dhjetor, vetëm pak ditë pas Krishtlindjeve.
Andre, nga Dereham në Norfolk, u diagnostikua në moshën 22-vjeçare me demencë frontotemporale, një formë jashtëzakonisht e rrallë e sëmundjes që shkaktohet nga një mutacion proteinik dhe prek vetëm një numër shumë të vogël pacientësh. Skanimet mjekësore treguan se truri i tij kishte karakteristika të ngjashme me atë të një personi 70-vjeçar, vetëm pak javë para se të mbushte 23 vjeç.