Një kamikaz vuri në shënjestër studentët në një lagje shiite të Kabulit, duke vrarë të paktën 48 djem të rinj, të cilët po studionin së bashku. Për sulmin u fajësua grupi Daesh, ndërsa ministria e Shëndetësisë e Afganistanit sqaroi se të paktën 67 vetë u plagosën nga sulmi i rëndë që ndodhi një ndërtesë private. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por një anëtar i këshillit klerik shiit të qytetit, fajësoi grupin Daesh.