Një person i armatosur hapi zjarr kundër policisë në qendër të Moskës. Agresori plagosi një efektiv, ndërsa edhe policia reagoi duke e qëlluar dhe shkaktuar plagë në trup, por pa rrezik për jetën. Forcat e shenjestruara nga sulmi, janë të ngarkuara me garantimin e mbrojtjes së misioneve diplomatike në Rusi. Nuk dihen motivet e sulmit.