Sulm me thikë në Francë. Agresori pasi thirri Allahu Akbar vrau dy persona e plagosi një tjetër në një rrugë në hyrje të Parisit. Mënjeherë ndërhynë agjentët e antiterrorit që vranë autorin e sulmit, një 36 vjeçar i njohur si radikalist i fesë islame. Agresori gjithashtu ka qenë i dënuar më herët për thirrje pro xhihadit. Sulmi u mor përsipër nga Shteti Islamik.