Bota

Sulmi i Iranit, plagosen 17 izraelitë në Haifa!

Të paktën 17 persona u plagosën në Izrael të premten pasi Irani nisi një breshëri të re raketash, sipas zyrtarëve të shëndetësisë dhe emergjencave.

Të paktën tre prej tyre u plagosën rëndë, përfshirë një djalë 16-vjeçar, thanë autoritetet lokale. Sirenat e alarmit përfshinë të gjithë vendin. Raketat iraniane shënjestruan Tel Avivin, Haifën dhe Negevin. Shpërthime raportohen edhe në Jeruzalem.

Pamjet e publikuara nga spitali Rambam i Izraelit treguan ndihmësit mjekësorë që transportonin një person të plagosur në barelë, në oborrin e institucionit shëndetësor në qytetin portual të Haifës.

Shërbimet e emergjencës u thanë banorëve se mund të largoheshin nga “hapësirat e mbrojtura” në qytet, duke treguar se kërcënimi i raketave iraniane kishte kaluar.

Kur ora shënoi 16:10 minuta e kësaj të premte, në një njoftim zyrtar, forcat e armatosura izraelite njoftuan se kërcënimi nga sulmet raketore iraniane kaloi dhe qytetarët mund të largohen nga strehimoret.

IDF vlerëson se rreth 25 raketa balistike u qëlluan nga Irani në sulmin e fundit. Ka gjithashtu raportime për sulme në rajonet jugore dhe qendrore të vendit.