Një nga viktimat e sulmit të ndodhur më ditwn e djeshme jashtë një sinagoge në Manchester dyshohet se është qëlluar aksidentalisht nga policia gjatë përplasjes me autorin e sulmit. Lajmi është konfirmuar ditwn e sotme nga Shefi i Policisë së Manchester-it, Sir Stephen Watson.
Sipas deklaratës së tij, një nga dy personat që humbi jetën gjatë ngjarjes ka shfaqur plagë që përputhen me ato të shkaktuara nga njw armë zjarri, megjithatë ende nuk është përcaktuar nëse ka qenë ky shkaku i vdekjes.
LEXO EDHE: Stuhia “Amy” godet Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën, moti i keq “paralizon” vendet
Ndërkohë, një tjetër person që ndodhet i shtruar në spital ka marrë gjithashtu një plagë nga armë zjarri, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të dy këta persona, sipas autoriteteve, ishin pozicionuar pranë njëri-tjetrit, pas derës së sinagogës, në momentin e ndërhyrjes së policisë.
Shefi i policisë sqaroi se autori i sulmit, 35-vjeçari Jihad Al-Sami, nuk ishte i armatosur me armë zjarri. Kjo nënkupton se të gjitha të shtënat që u dëgjuan në vendngjarje ishin të policisë, e cila ndërhyri për të ndaluar hyrjen e tij në sinagogë.
“Plagët nga armë zjarri që kanë marrë dy nga viktimat mund të jenë, për fat të keq, një pasojë tragjike dhe e paparashikuar e reagimit të menjëhershëm të oficerëve të mi,” deklaroi Sir Watson.
Autoritetet e identifikuan agresorin e dyshuar si Jihad al-Shamie, 35 vjeçar, i cili u qëllua për vdekje nga zyrtarët policorë në vendngjarje. Ai ishte shtetas britanik, me prejardhje siriane.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e zotit Daulby dhe zotit Cravitz, u shpreh shefi i policisë, Lewis Hughes përmes një deklarate.
Autoritetet britanike e kanë cilësuar si incident terrorist dhe pas ngjarjes, policia deklaroi se arrestoi dy vetë. Sulmi ndodhi kur besimtarët hebrenj po shënonin Jom Kipurin. Kjo festë konsiderohet si dita më e shenjtë në kalendarin hebraik kur besimtarët shkojnë në sinagogë për t’u lutur.