Në selinë e Partisë Socialiste sot u mbajt një mbledhje e kryeministrit Edi Rama me deputetë dhe drejtues të Bashkisë Tiranë. Nga burime pranë selisë rozë, mësohet se shefi i qeverisë iu ka kërkuar të dalin në terren dhe të zhvillojnë sa më shumë takime me qytetarët, në mënyrë që të njohin problematikat e tyre.
Në këtë mbledhje, sot në ditëlindjen e tij, Rama citohet të ketë thënë:
Nuk po e bëjmë këtë gjë për të menduar se do të ketë zgjedhje apo jo, por ne na besuan qytetarët dhe duhet që t’i kthejmë besimin në shërbime.
Burime nga mbledhja po ashtu bënë me dije se Rama ka kërkuar që bashkia e Tiranës të ndahet në blloqe për të skanuar 4 shtyllat kryesore: hapësirat publike, parkingjet, lejet e ndërtimit dhe shërbimet.
Grupet e punës do të ndahen në vijim nga drejtuesja politike e qarkut, Ogerta Manastirliu dhe kryetarja e komanduar Anuela Ristani.