Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç zhvilloi një takim me kancelaren Angela Merkel, ku u diskutua edhe mbi situatën në Ballkan. Në një postim të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë së Malit të Zi theksohet se të dy palët shprehën mendimet se nuk mund të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan. Deklarata vjen në kohën kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka propozuar korrigjimin e kufirit me Serbinë.