Aktualitet

Taksa e banesës, OSHEE do të jetë agjenti mbledhës

OSHEE-ja do të mbledhë taksën e banesës. Qeveria Shqiptare ka përzgjedhur Operatorin e Shpërndarjes së energjisë Elektrike për këtë detyrim. Vendimi do të marrë jetë më 1 janar të vitit 2019. OSHEE është përzgjedhur si agjenti që do të mbledhë taksën për faktin se ka të dhëna më të sakta për banesat dhe vendndodhjen e tyre. Në vendim është përcaktuar gjithashtu që OSHEE do të përfitojë 4% të të ardhurave bruto nga kjo taksë për çdo bashki. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen ministria e financave, njësitë vendore. Në bazë të pagesës së re qytetarët do të paguajnë 0.05% të vlerës së një banese dhe bizneset 0.2%.