Showbiz

Taylor Swift dhe Travis Kelce konfirmojnë fejesën, unaza luksoze tërheq gjithë vëmendjen! Sa ka kushtuar?

Taylor Swift dhe ylli i NFL, Travis Kelce, kanë konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik në një kopsht të mbushur me trëndafila, duke i dhënë fund muajve të spekulimeve.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e mediave ishte unaza gjigante e fejesës që këngëtarja mbante në dorë.

Sipas “Page Six”, bëhet fjalë për një diamant të rrallë “Old Mine cut” nga “Artifex Fine Jewelry”, një prerje që daton nga shekujt XVIII–XIX dhe njihet për formën e ngjashme me jastëk, qoshet e rrumbullakëta dhe shkëlqimin unik. Çdo gur i këtij lloji është i prerë me dorë dhe i papërsëritshëm.

Unaza është bashkë-dizajnuar nga Kindred Lubeck dhe vetë Travis Kelce, duke e bërë dhuratën edhe më personale.

Versionet standarde të Lubeck variojnë nga 4,300 deri në 38,000 dollarë, por unaza e Taylor-it është një pjesë unike me diamant të vendosur në stilin “bezel setting”, një trend i fuqishëm në botën e bizhuterive.

Ekspertët vlerësojnë se çmimi i saj mund të luhatet nga 750,000 deri në 1 milion dollarë, ndërsa sipas bizhuteristit George Khalife, diamanti mund të jetë mes 10 dhe 20 karatë, duke e çuar vlerën deri në 5 milion dollarë.

Pamja e unazës është antike, elegante dhe e përjetshme

-tha Khalife.

Unaza e fejesës së Taylor Swift pritet të shndërrohet në një ikonë të re në botën e modës dhe bizhuterive, duke shënuar një moment historik në jetën personale dhe artistike të saj.