Fejesa e Taylor Swift dhe yllit të Kansas City Chiefs, Travis Kelce, ka surprizuar jo vetëm fansat, por edhe ish-presidentin amerikan Donald Trump.
Pavarësisht tensioneve të mëparshme me këngëtaren, Trump shprehu urime për çiftin gjatë një takimi të kabinetit.
Travis është një lojtar i shkëlqyer dhe një njeri i mirë. Edhe Taylor është një person i mrekullueshëm. Uroj që të dy të jenë shumë të lumtur
-tha ai, duke lënë pas dore komentet kritike të kohëve të fundit, kur vetëm tre javë më parë e kishte cilësuar Swift si “jo më të nxehtë” dhe “këngëtare të zgjuar”.
Feuda mes Trump dhe Swift nisi në vitin 2018, kur ajo mbështeti kandidatin demokrat Phil Bredesen për Senatin, duke nxitur reagime nga presidenti i atëhershëm. Megjithatë, lajmi i fejesës duket se ka zbutur tonet e tij.
Nga ana tjetër, Kelce nuk ka dhënë ndonjë reagim mbi deklaratat e Trump. Përpara Super Bowl-it të këtij viti, ai ishte shprehur se ishte gjithmonë nder të luante në prani të presidentit, pavarësisht se kush mbante detyrën.
Çifti ndau lajmin e fejesës me një foto romantike në rrjete sociale, duke e shoqëruar me humorin e tyre karakteristik:
Mësuesi juaj i Anglishtes dhe mësuesi i palestrës po martohen.