Këngëtarja e famshme Taylor Swift i dhuroi 23.000 dollarë një fanseje e cila kishte hapur një fondacion online në mënyrë që njerëzit t’i dhurojnë para për të paguar universitetin.
Vitoria Mario është vajza e cila e konsideron veten si 18-vjeçarja me ngjyrë e cila ka një ëndërr të madhe. Ajo dëshiron të vazhdojë studimet universitare për shkencat ekzakte.
Vajza e quan veten matematicienia e së ardhshmes dhe është shumë falenderuese për të gjithë ata që dhuruan në “GoFundMe”, në veçanti Taylor Swift.
“Më frymëzon ambicia dhe dëshira jote kaq e madhe” -u shpreh Taylor pasi mësoi për historinë e 18-vjeçares.