Live From Tirana

“Të dua moj qëne”/Quizi ‘Një vlonjat si ty’ me David Dano: Patriotizëm ‘fake’…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë David Dano, i cili së bashku me një tjetër të ri, u fut me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës në 29 shtator. I riu kërkonte dëmshpërblimin për banesën që i është prishur për ndërtimin e rrugës Transballkanike. Si e mori ai guximin për ta bërë këtë gjë dhe a kishte frikë se çfarë mund të ndodhte më pas? Për këto e shumë të tjera flet vetë Davidi

Moderatori Ronaldo Sharka i bëri Davidit dhe një quiz, ‘Një vlonjat si ty’…

Ronaldo: Një vlonjat si ty, a dëgjon Aurela Gaçen çdo mëngjes?

David: Jo.

Ronaldo: Një vlonjat si ty, a i thotë të dashurës ‘të dua moj qëne’?

David: Jo.

Ronaldo: Si i thua ti?

David: ‘Moj qëne’ jo. ‘Të dua’ e themi shpesh.

Ronaldo: E thoni ju vlonjatët ‘të dua’, se kam dëgjuar që e keni kompleks ta thoni?

David: Në publik jo.

Ronaldo: Kam parë një video virale ku thoshte një djalë që do i propozonte të dashurës në gjunjë pa e parë të tjerët, kështu je dhe ti?

David: Për mendimin tim, varet nga dashuria. Nëse ka pasion aq të madh, nuk të intereson.

Ronaldo: Ti ke të dashur?

David: Po.

Ronaldo: Pse u mendove? Ke disa?

David: Jo, kam shoqëri. Kam të dashur, por nuk doja ta cekja këtë gjë.

Ronaldo: Një vlonjat si ty, a acarohet keq në trafik?

David: Po, shumë.

Ronaldo: Një vlonjat si ty, a i bie gjoksit me dorë për t’i rënë në sy një vajze?

David: Jo, kurrë.

Ronaldo: Si e bëni për vete një vajzë ju vlonjatët?

David: Thjesht nuk e lëmë, i shkojmë mbas. Jemi insistues.

Ronaldo: Një vlonjat si ty, a e ka gjoksin gropë?

David: Nuk e kam vënë re këtë.

Ronaldo: Një vlonjat si ty, turpërohet nëse nuk di not?

David: Normal, po.

Ronaldo: Një vlonjat si ty, ka histori me gomone në det për të treguar?

David: Normal, edhe këtë e kemi. Patjetër, jemi rritur mes detit.

Ronaldo: Një vlonjat si ty, sa krenar ndihet kur janë festat e 28-29 Nëntorit?

David: Jo shumë, sepse gjërat kanë ndryshuar. Kur kam qenë pak më i ri, e shijonim shumë këtë.

Ronaldo: Patriotizmi këto kohë të duket ‘fake’ apo i vërtetë?

David: Më duket ‘fake’. Ka humbur ai patriotizëm që ka qenë dikur. Po t’u jepet një mundësi më e mirë, çdo shqiptar, jo vetëm vlonjat, do ishte larguar. Deri këtu kemi arritur ne.