Health & Beauty

Të famshmit në muzikë rrezikohen nga vdekja e parakohshme!/Studimi ngre ALARMIN!

Një studim ka zbuluar se fama mund të ketë pasoja serioze për jetën. Analiza e kryer mbi disa këngëtarë nga Evropa dhe SHBA-të tregoi se ata që u bënë të famshëm vdisnin mesatarisht gati pesë vite më herët se kolegët e tyre më pak të njohur, duke sugjeruar se fama vetë, përveç mënyrës së jetesës apo kërkesat e punës, është një faktor kyç. Sipas studimit, këngëtarët solo që arritën famë përjetuan pasoja më të rënda se ata që ishin pjesë e grupeve të njohura, ndoshta për shkak të ekspozimit më të madh, presionit më intensiv dhe mungesës së mbështetjes emocionale në valët e jetës së një “rock star-i”.

“Është shqetësuese sepse tregon se muzikantët e famshëm janë në rrezik real për vdekje të parakohshme”, tha Michael Dufner, profesor i personalitetit, psikologjisë dhe diagnostikës në Universitetin Witten/Herdecke në Gjermani dhe autor kryesor i studimit. Ai shtoi se mesatarisht jeta e tyre ishte 4.6 vite më e shkurtër. Rikujtojmë se është vërtetuar se ilaçi i ri ul ndjeshëm tensionin te pacientët me nivele të rrezikshme të larta, edhe pse marrin disa ilaçe ekzistuese.

Ky është një hap i madh që mund të ndihmojë në trajtimin e rasteve të rënda dhe rezistente ndaj trajtimit. Rreth gjysma e 1,3 miliardë rasteve me hipertension në mbarë botën konsiderohen rezistente ndaj trajtimit. Këta pacientë përballen me rrezik shumë më të madh për infarkt, goditje në tru, sëmundje të veshkave dhe vdekje të parakohshme. Në një studim klinik të fazës III, me gati 800 pacientë nga 214 klinika në mbarë botën, u vërtetua se pas 12 javësh, pacientët që morën baxdrostat, 1 mg ose 2 mg një herë në ditë, kishin një ulje të presionit sistolik prej rreth 9-10 mmHg më shumë se grupi placebo.