Aktualitet

“Të gjithë jemi me Ukrainën”/ Ambasadorët Kim dhe Soreca vlerësojnë rolin e Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit!

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka vlerësuar Shqipërinë për rolin në Këshillin e Sigurimit për çështjen e Ukrainës.

Diplomatja Amerikane tha se pushtimi i Ukrainës nga Rusia përbën një kërcënim për të gjithë ne dhe për sistemin ndërkombëtar që ne dhe paraardhësit tanë kemi punuar për dekada për ta ndërtuar nga rrënojat e Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore

“Faleminderit, Ministre e Jashtme, për ftesën për të gjithë ne në këtë diskutim të rëndësishëm. Teksa shikoj rreth tryezës, po përpiqem të dalloj se çfarë na bën të gjithëve së bashku. Shumë nga ne janë anëtarë të NATO-s. Shumë nga ne janë anëtarë të BE-së. Disa nga ne aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së. Por të gjithë ne sigurisht e pranojnë që jemi në një moment historik. Që kërcënimi, sulmi dhe pushtimi i Ukrainës nga Rusia përbën një kërcënim për të gjithë ne dhe për sistemin ndërkombëtar që ne dhe paraardhësit tanë kemi punuar për dekada për ta ndërtuar nga rrënojat e Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore. Gjithashtu është shumë e qartë se në kryeqytetet tona ne po i përgjigjemi këtij momenti. Po ngrihemi në lartësinë e këtij momenti në mënyra që nuk i kishim pritur. Dhe mendoj se jemi të gjithë të befasuar me veten – për shpejtësinë, vendosmërinë, këmbënguljen, seriozitetin dhe sakrificën; kjo nuk vjen pa sakrifica – me mënyrën se si ne po i përgjigjemi, duke i dalë në mbrojtje Ukrainës, por edhe duke dalë në mbrojtje të mënyrës sonë të jetesës. Ju shpreh vlerësimin e SHBA-ve për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si bashkëpenëmbajtëse jona për çështjen e Ukrainës, shpreh vlerësimin për të gjithë ju, për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj. Dhe përsëri e kuptojmë se bashkëpunimi dhe kontributi juaj, duke përfshirë edhe ndihmën humanitare apo ndihmën në fushën e mbrojtjes apo sanksionet nuk janë pa kosto. Por besoj se të gjithë jemi në një mendje se ia vlen.  Në fund, sigurisht nënvizojmë solidaritetin tonë të plotë me Ukrainën dhe popullin e Ukrainës në këto momente të kësaj sfide historike. Ne jemi me ju. Ne do të vazhdojmë të jemi me ju”, ka thënë Kim.

Ambasadori i delegacionit të BE, Luiggi Soreca, në fjalën e tij në takimin me diplomatët në Tiranë të organizuar nga ministrja e Jashtme ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për popullin ukrainas.

“Siç e dini, Evropa e dënon në termat më të ashpër të mundshëm, agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse kundër Ukrainës në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të kartës së OKB-së, në të njëjtën kohë duke minuar sigurinë jo vetëm evropiane por dhe atë globale”, tha Soreca.

“Duam të falenderojmë vecanërisht  Shqipërinë si një anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për rolin vendimtar që ka luajtur në këtë kontekst. Ju të gjithë e dini se Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë të paprecedentë masash dhe sanksionesh, më të madhen ndonjëherë në histori dhe ndjehem krenar që kjo po ndihmon tashmë në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj. Sanksione dhe masa duke filluar nga financimi për blerjen dhe shpërndarjen e armëve në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës në ngrirjen e aseteve dhe pezullimin e trasanksioneve për të dobësuar fuqinë e Rusisë në këtë luftë të padrejtë. Përsëri, gjej rastin të përgëzojmë dhe përshëndes Shqipërinë për qëndrimin e saj të fortë politik në dënimin e menjëhershëm të agresionit rus, dhe në të njëjtën kohë, duke u linjëzuar plotësisht me të gjitha vendimet e BE-së, duke përfshirë sanksionet nga i pari në të fundit këtë mëngjes dhe duke qenë aty si një partner vërtet i besueshëm në këto kohë të vështira. Ne do të vazhdojmë të koordinojmë me partnerët tanë strategjikë rreth tavolinës dhe në mbarë botën për t’u siguruar që ky sulm i tmerrshëm ndaj një vendi të lirë  e sovran do të ndalet dhe mbetemi në pritje të ditëve në vijim kur emergjenca të tjera mund të lindin nga shpërngulja e qytetarëve ukrainas brenda vendit dhe ne vëndet fqinje të bashkimit Evropian, Ju mund ta dini që Komisioni Evropian po shqyrton aplikimin direktivës së mbrojtjes së përkohshme, e cila u adoptua pas luftës në këtë rajon në vitin 2001, por që su vu në zbatim, e cila nëse miratohet nesër në Këshillin e Ministrave te Drejtësisë dhe të Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së do të sigurojë një mbrojtje të plotë për qytetarët ukrainas deri në tre vite në secilin vend të BE-së.

Për këtë qëllim, Zëvendëspresidenti Borrell dhe Komisioneri Varhelyi po udhëtojnë sot drejt kufirit me Moldavinë për të parë situatën dhe për të raportuar përsëri në Këshill nesër. Edhe një herë dëshiroj të, shprehim sërish solidaritetin dhe mbështetjen për ju Ambasador Volodymy dhe për ju, ministër për një reagim të shpejtë të Shqipërisë për t’u bashkuar me qëndrimet e BE-së”, tha Soreca.