Dy persona u qëlluan për vdekje dhe 11 u plagosën në një kompleks argëtimi në Jacksonville të Floridës. Policia e identifikoi vrasësin si 24-vjeçarin David Katz, nga Baltimora, i cili u vetëvra në vendngjarje.Vetëm i riu ka qenë protagonist dhe askush tjetër nuk është në kërkim. Të shtënat dyshohet se nisën pasi agresori ishte irrituar me humbjen në turneun e videolojërave.