Bota

Temperaturat ekstreme në Evropë, fëmijët dhe të moshuarit më të rrezikuarit

Ditët e para të muajit gusht parashikohen me temperatura ekstreme në të gjithë Europën. Spanja dhe Portugalia janë dy shtetet, të cilat do të përjetojnë temperaturat më të larta që mund të kalojnë edhe 47 gradë celcius. Më të rrezikuarit mbeten fëmijët dhe të moshuarit të cilët këshillohen të shmangin daljet në diell, të konsumojnë lëngje e të përdorin kremëra mbrojtës kundër diellit.