Bota

Tension në Detin e Zi, zbulohet arsyeja

Tensionet në Detin e Zi janë rritur, me Forcën Mbretërore Ajrore të Britanisë që njoftoi sot se radarët kishin kapur gjashtë aeroplanë bombardues rusë që fluturonin në afërsi të hapësirës ajrore të NATO-s. Sipas tyre ka patur “aktivitet të konsiderueshëm ajror rus gjatë natës” dhe u desh ndërhyrja e avionëve britanikë për të penguar “luftarakët” rusë, të cilët u kthyen drejt Krimesë.