Bota

Tensionet me Korenë e Veriut, Amerika dërgon aeroplan-mbajtëse tjetër në Paqësor

Ndërsa Koreja e Veriut tregon muskujt me testet raketore, Shtetet e Bashkuara nuk mbeten mbrapa. Pas provës së fundit të Phenianit, Amerika ka dërguar një aeroplan-mbajtëse të tretë në Paqësorin Perëndimor. USS Nimitz iu bashkohet aeroplan-mbajtëseve Carl Vinson e Ronald Reagan, tashmë të pranishme në zonë.