Aktualitet

Tepelenë, zbulohen 344 rrënjë kanabisi

344 rrënjë cannabis sativa asgjesoi policia në Tepelenë. Lënda narkotike e kultivuar u gjet në Fshatin Turan në dy vende të ndryshme, ndërsa deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar ose arrestuar në flagrancë. Dje Policia e Qarkut të Gjirokastrës gjeti mbi 1 mijë rrënjë hashash dhe prangosi dy persona, njëri prej të cilëve nga Venezuela.