Bota

Tërmet i fortë në Kinë, viktima dhe dëme materiale!

Një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter goditi qytetin Liuzhou, në jug të Kinës, duke shkaktuar 2 viktima e dëme në zonë. Një çift bashkëshortësh 63 e 53 vjeç humbën jetën në rajonin autonom kinez, Guangxi Zhuang

Një person ende rezulton i zhdukur pas lëkundjeve sizmike në distriktin Liunan.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet në terren. Deri më tani nuk ka raportime për lëkundje të tjera të forta pas tërmetit kryesor. Në vendin e madh aziatik, autoritetet po monitorojnë situatën dhe po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga tërmeti.