Rajoni

Thaçi: Listat e veteranëve të UÇK, mashtrimi më i madh

Hashim Thaçi shpreh shqetësimin për fryrjen e listës së veteranëve të luftës në Kosovë, çka sipas tij sjell dëme të konsiderueshme në Buxhet. Presidenti i bën thirrje politikanëve, të mos ushtrojnë presion ndaj sistemit të Drejtësisë për këtë çështje. “Nuk ka pasur më shumë se 12 apo 15 mijë luftëtarë me armë e uniformë, të tjerët janë vetëm mashtrime”, – deklaroi Thaçi. Nga hetimet e Prokurorisë rezultoi se në 1 vit e gjysmë, pensionet abuzive për veteranët e luftës i kanë kushtuar mbi 68 milionë euro dëm Buxhetit të Shtetit.