Rajoni

Thaci mohon kategorikisht ndarjen apo shkëmbimin e territoreve me Serbinë

Hashim Thaçi rikthekson se “Bashkimi i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me shtetin e Kosovës tashmë është vullnet i qytetarëve të këtyre komunave në Luginën e Preshevës”. Në një intervistë për Radio Kosovën, Presidenti i Republikës e mohon kategorikisht ndarjen apo shkëmbimin e territoreve me Serbinë. “Ideja ime është vetëm institucionalizimi i kërkesës legjitime të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit për t’iu bashkuar Kosovës. Ky është qëndrimi im dhe i shtetit të Kosovës në të ardhmen”, –  shprehet Presidenti Thaçi.