Ai është fituesi i 3 çmimeve “Grammy”, albumi i fundit i të cilit quhet “After Hours”, është më i dëgjuari i rrymës R&B i të gjitha kohërave. E kemi fjalën për The Weeknd i cili po shkëlqen në të gjitha aspektet e karrierës së tij!
Mbrëmjen e kaluar artisti kanadez zbuloi nëpërmjet platformave sociale se do të performojë në spektaklin brenda spektaklit, “Super Bowl LV halftime show” më 7 shkurt të vitit të ardhshëm. “Super Bowl LV” pritet të zhvillohet në stadiumin “Raymond James” në Tampa, Florida dhe performanca e këngëtarit, që tani pritet me padurim nga fansat.
“Të gjithë jemi rritur duke parë përballjet më fantastike të futbollit në ‘Super Bowl’ dhe mbi të gjitha performancat e artistëve më të mëdhenj. Ka qenë ëndrra ime e hershme që të jem dhe unë pjesë e kësaj magjie. Ndihem i lumtur dhe jam i përulur kundrejt kësaj mundësie që mu ofrua” -tha The Weeknd në një deklaratë në “Twitter”.
Ylli i muzikës, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye pak kohë më parë u shpall nga prestigjosia “TIME” si një ndër personazhet më me ndikim në botën e artit. The Weeknd do të jetë mes emrave të tjerë që kanë patur fatin të performojnë përreth 15 minuta në “Super Bowl halftime show” si; Madonna, Beyonce, Bruno Mars, Michael Jackson, Prince, Katy Perry, U2, Red Hot Chilly Peppers, Lady Gaga, Tom Petty, Coldplay dhe së fundmi J-Lo e Shakira.
Një ndër projektet muzikore që me siguri nuk do t’i mungojë perfomancës së tij në këtë spektakël është “Blinding Lights” që ka rrëmbyer vendin e parë në “Billboard Radio Chart” për 46 javë radhazi duke thyer rekord.
https://www.instagram.com/p/CHf3tCLBZLV/?igshid=wy1o0gthvpj6
https://www.instagram.com/p/CHf1qxQhYbL/?igshid=9z4nmuy9ojnz