Botë e Çuditshme

Thyhet rekordi botëror i goditjes në distancë të një sëpatë…

Një burrë turk përdori forcën për të gjuajtur një sëpatë në një distancë prej 56 metrave duke fituar kështu titullin e tetë në Librin e Rekordeve Guinness. Osman Gürcü, 43 vjeç, theu rekordin për hedhjen e sëpatës në distancën më të largët kur goditi objektivin nga një distancë më e madhe se gjatësia e një pishine olimpike, e cila është 50 metra.

Rekordi i mëparshëm prej 43 metrave ishte vendosur nga amerikani Jesse Rood. “Ishte një ndjenjë e pabesueshme të thyeja rekordin, sepse distanca është shumë e madhe dhe duhet të jesh në gjendje të hedhësh larg dhe në të njëjtën kohë sëpata duhet të mbetet e ngulur në tabelën e objektivit”-tha Gürcü për Librin e Rekordeve Guinness. “E godita shumë herë, por nuk ngulej dhe kurrë nuk u dorëzova”-shtoi ai.