Aktualitet

Tirana dënon thirrjet e djeshme raciste në Krushevë

Tirana zyrtare dënon zhvillimet e djeshme në Krushevë, ku të pranishmit në një ceremoni thërrisnin: “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”. Ministria e Punëve të Jashtme shprehet se “Këto janë veprime të një grupi të vogël njerëzish, të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme”. Ndërkaq, shfaq shpresën që incidente të tilla që ndjellin urrejtje ndëretnike, të mbeten të izoluara”. Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të hetojnë nxitësit e dhunës dhe vendosjen e tyre para Drejtësisë. Thirrjet anti-shqiptare u hodhën gjatë ceremonise së festimit të Kryengritjes së Ilindenit.