Sekuestrohet një arsenal armësh dhe municioni luftarak në Tiranë, arrestohet poseduesi. Në pranga ra një 64-vjeçar, me precedentë të penalë “Për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak”. Banesën e kishte përshtatur si bazë që iu shërbente grupeve kriminale për furnizim me armë zjarri. Në cilësinë e provës materiale iu gjetën e sekuestruan 3 automatikë Model 56, 2 pushkë gjysmëautomatike, 4 armë zjarri të çmontuara, 3 të tjera të preçizionit të lartë e një sportive, si dhe municion luftarak.