Sipas DailyMail, incidenti ndodhi kur një skenë nuk shkoi siç ishte planifikuar, duke bërë që 29-vjeçari të dërgohej menjëherë në spital për trajtim.
Për pasojë, prodhimi i filmit është pezulluar për një javë, gjë që pritet t’i kushtojë studios rreth 10.5 milionë funte (afërsisht 12.1 milionë euro), për shkak të kostove të qirasë, mirëmbajtjes së skenave, pajisjeve dhe pagesave për kastin dhe stafin teknik.
Në një video të publikuar në Instagram, gjatë një mbrëmjeje bamirësie të organizuar nga fondacioni i familjes së tij “The Brothers Trust”, ku mori pjesë edhe e fejuara e tij Zendaya, Holland qetësoi fansat duke dhënë një përditësim për gjendjen e tij.
Çfarë nate! Një tjetër sukses i madh. Jam mirënjohës për mamanë time dhe të gjithë ata që ndihmuan të realizohej kjo mbrëmje. Më vjen keq që u detyrova të largohesha herët, por ndihem më mirë dhe jam në rrugë shërimi
Ai falënderoi gjithashtu babain e tij për mbështetjen, duke shtuar se pavarësisht incidentit, mbetet optimist për një rikthim të shpejtë në set.
Për momentin, shëndeti i tij është prioriteti kryesor, ndërsa fansat dhe ekipi i filmit presin me shpresë rifillimin e xhirimeve.