TopTech/Makina e re e Ferrarit dhe Lamborghinit! ‘Bishat’ që testojnë limite…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Makina e re e Ferrarit dhe Lamborghinit

Ok, po ja u them ashtu siç është: Ferrari ka bërë një makinë elektrike. Po, Ferrari! Dhe besoj që në momentin kur u prezantua, Enzo Ferrari ka filluar të rrotullohet si piston në varr.

Makina quhet për momentin Elettrica (emër provizor – shpresojmë ta ndërrojnë, se tingëllon si ndonjë skuter për rrugët e Tiranës). Ka 4 motorë elektrikë dhe më shumë kuaj se një garë me karroca në Romë, po thelbi është ky: nuk ka motor! Nuk ka më atë “vrrrrr” që të ngre qimet. Ka zhurmë, po e bën nga… dinamot. Po, Ferrari tani tingëllon si një kitarë elektrike e lidhur me laptop.

E kuptojmë që bota po shkon drejt “green”, por pse aman, pse nuk e lanë hibride? Një motor benzine, pak elektricitet për ndihmë, që të ishim të gjithë të lumtur. Jo, ata kanë shkuar “full electric” dhe tani brandi i makinave më ikonike në botë po rimbushet në karikues 350 kW. S’po e imagjinoj dot një pronar që thotë: “më fal, duhet ta lë pak makinën në fast charger, po e pi një kafe ndërkohë”.

Nga ana tjetër, Lamborghini s’ka qëndruar duarkryq – ka nxjerrë një koncept të quajtur Manifesto që duket sikur ka zbritur nga Marsi, plot me forma hexagonale e drita “Y”. Por Lambo e ka thënë qartë: nuk është për motorin, është për artin. Aty ndalemi dhe themi: “prit, pra as kjo s’ka motor?!”

Në fund, duket sikur supermakinat po kalojnë krizën e moshës — po bëhen ekologjike dhe pa zhurmë. E ne, fansat, kemi mbetur me një dëshirë të thjeshtë: mbajeni motorin, se pa të… Ferrari s’është më Ferrari.