Rajoni

Trafikonin bebet e sapolindura, policia greke arreston 9 persona

Policia greke arrestoi 9 persona të akuzuar për shitjen dhe trafikimin e bebeve të sapolindura tek çiftet pa fëmijë. Dy oficerë zbuluan rrjetin duke u shfaqur si persona të interesuar për të blerë një fëmijë. Ata u dërguan në një apartament në zonën e Athinës, ku policia shpjegoi se banda kishte rënë dakord të shiste një foshnje me nënë bullgare, për 18 mijë euro. Grupi kriminal vepronte prej të paktën 8 muajsh.