Një helikopter mjekësor u rrëzua në lindje të Nashvillit, në Tennessee, ku si pasojë humbi jetën një anëtar i ekuipazhit dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.
Për fat të mirë në momentin e aksidentimit, nuk ka pasur pacientë në bord.
Dy anëtarët e plagosur të ekuipazhit po trajtohen në Spitalin Universitar Vanderbilt në Nashville, sipas një deklarate nga Vanderbilt LifeFlight.
Sipas faqeve të internetit të gjurmimit të fluturimeve FlightAëare dhe Flightradar24, helikopteri u ngrit nga qendra e operacioneve të emergjencës në orën 13:33 dhe fluturoi për tetë minuta para se të rrëzohej.