Bota

Xhenova, Shoqëria e autostradave fond për familjet e viktimave

Shoqëria e autostradave në Itali deklaroi se do të japë fonde për familjet e viktimave, të cilët humbën jetën nga shembja e urës Morandi në Genova. Po ashtu Shoqëria e autostradave do të japë fond special edhe për familjet e evakuuara nga ndërtesat përreth. Shoqëria mori përgjegjësinë dhe theksoi se duhet kohë për të gjetur të vërtetën. Mësohet se ura e shembur do të rindërtohet brenda 8 muajsh.