Bota

Trump falenderon Kim Jong Un-in për rikthimin e eshtrave të ushtarëve amerikanë

Donald Trump falënderon në Twitter Kim Jong Un-in për rikthimin e eshtrave të ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë Luftës në Gadishullin Korean. “Faleminderit për mbajtjen e fjalës, nuk jam i habitur fare. Jam duke pritur një tjetër takim me ju” – shkroi Presidenti amerikan. Ky reagim vjen pas njoftimeve se Korea e Veriut ka vijuar me ndërtimin e raketave bërthamore.