Donald Trump nuk ndal, paralajmëron një taksë të re për Europën. Presidenti Amerikan tha se çdo automjet që do të futet në SHBA nga vendet e BE-së duhet të pagujë 25% taksë. Më pak se një muaj më parë, Trump dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një takim në Shtëpinë e Bardhë, ranë dakord për të ngrirë tarifat e reja për makinat evropiane por mesa duket Trump ka ndryshuar mendim.