Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka publikuar shifrat e vizitorëve në qendrat historike dhe institucionet kulturore për tremujorin e parë të vitit 2026-ës, duke evidentuar një rritje të ndjeshme të interesit për turizmin kulturor në vend.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 92,918 vizitorë vendas dhe të huaj, një rritje prej 81% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Nga këto, 39,338 vizitorë kanë frekuentuar muzetë kombëtarë, ndërsa 53,580 të tjerë kanë vizituar parqet arkeologjike, kalatë dhe monumentet kulturore në të gjithë vendin.
Në listën e destinacioneve më të frekuentuara kryeson Parku Arkeologjik i Kalasë së Shkodrës me 16,309 vizitorë, i ndjekur nga Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me 14,924 vizitorë dhe Kalaja e Gjirokastrës me 13,460 vizitorë.
Ndër destinacionet më të vizituara renditen gjithashtu Parku Kombëtar i Butrintit me 9,160 vizitorë dhe Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” me 8,957 vizitorë.
Autoritetet e konsiderojnë këtë rritje si një tregues pozitiv për zhvillimin e turizmit kulturor dhe rritjen e interesit për trashëgiminë historike të Shqipërisë, duke e cilësuar si një sektor me potencial të madh për ekonominë e vendit.
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, 92,918 vizitorë vendas dhe të huaj vizituan institucionet dhe qendrat tona kulturore, një rritje prej +81% krahasuar me vitin 2023.
39,338 në muzetë kombëtarë
53,580 në parqet arkeologjike, kala dhe monumente
5 sitet më të vizituara:
* Parku Arkeologjik i Kalasë Shkodër – 16,309 vizitorë
* Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë – 14,924 vizitorë
* Kalaja e Gjirokastrës – 13,460 vizitorë
* Parku Kombëtar i Butrintit – 9,160 vizitorë
* Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” – 8,957 vizitorë, shkruan Gonxhja në rrjetin social Facebook.