Nga 6 mijë subjektet të kontrolluara deri tani nga Tatimet, në sektorin e shërbimit turistik, 40% rezultuan me probleme. Shkeljet më të shpeshta lidhen me mosregjistrimin, mosdeklarimin e të punësuarve, mospagesën e kontributeve, moslëshimin e Kuponit Tatimor e të tjera abuzime. Në total, vlera e shkeljeve i kalon 90 milionë lekë evazion ndaj detyrimeve të privatit për shtetin.