Sanksionet tregtare të SHBA-së kundër Turqisë mund të destabilizojnë rajonin, të rrisin terrorizmin dhe të thellojnë krizën me refugjatë. Kështu u shpreh ministri turk i Financave, Berat Albayrak. SHBA i ka vënë sanksione Turqisë këtë muaj, për shkak të mbajtjes në burg të një pastori amerikan, nën akuzat për terrorizëm. Situata ka shkaktuar krizë të lirës turke, e cila ka rënë me rreth 40%.