Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi se sanksionet e Steteve të Bashkuara “nuk do të mbeten pa përgjigje”. Ai e dënoi “qëndrimin agresiv” të Uashingtonit dhe kërkoi tërheqjen e “vendimit të gabuar”. Deklarata e Covusoglu u bë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homogun amerikan Mike Pompeo. Dy ditë më parë SHBA vendosi sanksione kundër ministrit turk të Drejtësisë dhe ministrit të Brendshëm të cilësuar përgjegjës për arrestimin e një pastori amerikan.