Bota

Turqia liron nga burgu shefin e Amnesty International

Një gjykatë turke urdhëroi lirimin e kryetarit të organizatës Amnesty International për Turqinë. Lajmi u njoftua të mërkurën nga vetë grupi i të drejtave të njeriut. Taner Kiliç qëndronte i burgosur prej më shumë se një viti. Ai akuzohej për terrorizëm, e mbështetje të klerikut mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara Fetullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për grushtin e dështuar të shtetit të korrikut 2016.