Një gjykatë turke hodhi poshtë kërkesën për lirimin e pastorit të krishterë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Andrew Brunson. Prifti evangjelist që jeton në krahinën bregdetare të Izmirit, po gjykohet në Turqi për terrorizëm. Rasti i tij është në qendër të krizës diplomatike mes të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, rezultat i të cilës është rënia drastike e lirës, monedhës kombëtare turke.