Bota

Turqit djegin dollarët, protesta pas thirrjes së presidentit Erdogan

Janë të shumta videot ku shihen turqit që djegin dollarët, në përgjigje ndaj apeleve të Presidentit Erdogan për t’i braktisur. Kjo në mbrojtje të lirës turke dhe për të bojkotuar produktet elektronike amerikane. Lira u forcua, pas vendimit të fundit për rritjen e tarifave mbi importet amerikane. Me një dekret, Erdogan rriti tarifat mbi makinat në 120%, pijet alkolike në 140 dhe duhanin në 60%.